Menaxheri i Benzema i hedh benzinë zjarrit, publikon provat dhe akuzon Deshamp: Pse i kërkove të largohej aq shpejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2022 | 21:36

Menaxheri i Benzema i hedh benzinë zjarrit, publikon provat dhe akuzon Deshamp: Pse i kërkove të largohej aq shpejt

Lamtumira e Karim Benzema nga përfaqësuesja e Francës vazhdon të jetë objekt polemikash dhe të gjithë janë të bindur se ajo ishte rrjedhojë e mënyrës se si ishte trajtuar sulmuesi nga trajneri Didier Deshamp. Pak ditë më parë u publikua lajmi se Deshamp kishte vendosur të mos mbante sulmuesin në ekip pasi të tjerët me në krye Grizman, nuk ishin të lumtur me popullaritetin e madh që kishte sulmuesi i Real Madrid.

benzema

Menaxheri i sulmuesit, Karim Djaziri, i ka hedhur benzinë zjarrit me një publikim në rrjete sociale. Ai ka treguar videon shpjeguese të testeve mjekësorë që iu kryen Benzema pas dëmtimit që pësoi në stërvitje me Francën, kur Deshamp vendosi që ta largonte nga grumbullimi.

“Këtë po e vendos këtu, por më përpara jam konsultuar me tre specialistë që më konfirmuan se Benzema mund të ishte në formë që në 1/16 të finaleve, të paktën sa për të qenë në pankinë. Përse i kërkove që të largohej aq shpejt?”, ishte postimi i tij, i cili i drejtohej kësisoj Deshamp.

Trajneri ka refuzuar të flasë rreth Benzema pas largimit të tij nga grumbullimi, edhe kur u bë e qartë se lojtari kishte rikuperuar dhe mund të kthehej në radhët e ekipit pasi ishte regjistruar në listën e Francës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"