Mehmetaj tregon synimet kundër Apolonisë: Mëkat që luhet pa tifozë, Elbasani fiton për ata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 12:27

Mehmetaj tregon synimet kundër Apolonisë: Mëkat që luhet pa tifozë, Elbasani fiton për ata

Elbasanit i duhet vetëm një pikë për ta siguruar matematikisht ngjitjen në Superiore. Praktikisht është një formalitet, kur kanë mbetur edhe 5 sfida deri në fund. Prej kohësh verdheblutë janë konsideruar si pjesë e elitës për sezonin e ardhshëm.

armand mehmeti elbasani

Për fat të keq, kjo përballje do të luhet pa tifozë, pikërisht fatit në kurorëzimin më të rëndësishëm të sezonit, ekipi do të privohet nga prania e tyre. Sa i përket objektivave në fushë, për Elbasanin nuk ndryshon asgjë, pasi përqendrimi është maksimal si në çdo përballje, për më tepër që nuk kënaqen thjesht me faktin e ngjitjes, por duan të dalin kampion.

MEMETAJ – Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, ish-mbrojtësi  i Elbasanit, por edhe Apolonisë, Armand Memetaj, pohon se skuadra e Dedes nuk do ta ulë ritmin. Tani, në rolin e një drejtuesi në kampin verdheblu, si menaxher i skuadrës, Memetaj thekson se vërtetë një pikë siguron elitën, por nuk kënaq aspak ekipin. “Erdhëm në momentin kur skuadra ka mundësinë të zyrtarizojë edhe ngjitjen në Superiore. Një pikë na siguron ngjitjen, por ekipi do të hyjë në fushë vetëm për fitore. Synimi nuk është vetëm ngjitja, por në situatën ku jemi, duhet të ruajmë edhe vendin e parë. Apolonia meriton respektin maksimal, por Elbasani nuk ka ndërmend të ulë ritmin, sidomos tani kur jemi shumë pranë arritjes së objektivave që klubi ka pasur në fillim të edicionit”, u shpreh fillimisht ish-mbrojtësi i skuadrës verdheblu.

TIFOZËT – Elbasani shpresoi më kot që të kishte një falje për tifozët dhe të rihapej stadiumi të paktën në mënyrë të pjesshme, edhe për faktin se kjo javë ka një domethënie. Memetaj pranon se do të jetë një mëkat që ata nuk do t’i ndjekin dot, por skuadra ka detyrim që të fitojë për ta. “Mëkat që nuk do të jenë në stadium në këtë ndeshje. Edhe ne nuk jemi mësuar me këtë situatë, sepse nuk kemi luajtur ndonjëherë me një stadium të boshatisur. Për këtë arsye, ne duhet të fitojmë edhe për ata, jo vetëm për veten tonë dhe objektivat e skuadrës, por edhe për tifozët”, u shpreh në prononcimin e tij për gazetën Armand Memetaj. Kujtojmë se klubi i Elbasanit u dënua me katër javë nga Komisioni i Disiplinës që të luajë pa praninë e spektatorëve.

VLADIMIR MEMA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"