Mehdi Benatia nis një aventurë të re/ Klubi francez i beson postin e rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 23:47

Mehdi Benatia nis një aventurë të re/ Klubi francez i beson postin e rëndësishëm

Ish-mbrojtësi i Juves, Romës dhe Bajernit, Mehdi Benatia, zbarkoi zyrtarisht te Marseja, teksa do të ketë rolin e këshilltarit sportiv. Kjo është eksperienca e parë në post drejtues për 36-vjeçarin nga Maroku, i lindur në Francë.

Medhi_Benatia

“Olimpik Marseja informon se është arritur një marrëveshje me Medhi Benatia për ushtrimin e funksioneve të këshilltarit sportiv. I trajnuar në OM, ai më pas luajti për disa nga klubet më prestigjioze evropiane, duke përfshirë Bajern Mynih dhe Juventus.

Mehdi Benatia do të vërë përvojën dhe njohuritë e tij për futbollin modern në dispozicion të skuadrës, natyrisht në bashkëpunim të ngushtë me Pablo Longoria, president i bordit të drejtorëve dhe Stefan Tesier, për të tërhequr, trajnuar dhe mbajtur talentet më të mirë” – shkruan Marseja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"