Mediat parisiene zbulojnë vendimin e Mbape: Në verë do transferohet te klubi më i madh në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2024 | 22:22

Mediat parisiene zbulojnë vendimin e Mbape: Në verë do transferohet te klubi më i madh në botë

Në Francë nuk kanë më dyshim, Kilian Mbape ka vendosur për të ardhmen e tij dhe ajo do të jetë larg PSG-së. Ka qenë vetë e përditshmja franceze ”Le Parisen” e cila ka zbuluar se sulmuesi do i japë fund aventurës së tij në klubin e kryeqytetit, për t’u zhvendosur në një tjetër kryeqytet, atë të Spanjës.

MBAPE

Sipas saj, Mbape ka vendosur që të bashkohet me Real Madrid dhe për këtë tashmë janë të informuar edhe drejtuesit e PSG-së. Ofertat e fundit që këta i kishin bërë lojtarit për të rinovuar nuk kanë bërë punë dhe raportohet se Mbape ka marrë vendimin përfundimtar.

Sigurisht, mbetet zyrtarizimi i marrëveshjes, pasi akordi përfundimtar me Realin nuk është gjetur ende sa i përket anës financiare. Por lojtari është i bindur që të luajë për Realin dhe po pret me padurim verën për t’iu bashkuar skuadrës spanjolle, ku është i sigurt se do të mund të kthehet në një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit botëror pasi e cilëson si “klubin më të madh në botë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"