“Më vjen keq vetëm për finalizimin”, Dede pas barazimit me Bylisin: Duhet të presim të gabojë kundërshtari dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 15:43

“Më vjen keq vetëm për finalizimin”, Dede pas barazimit me Bylisin: Duhet të presim të gabojë kundërshtari dhe…

Elbasani barazoi pa gola në Ballsh kundër Bylisit, duke e mbyllur fazën e dytë të Kategorisë së Parë në vendin e dytë. Trajneri i verdhebluve, Nevil Dede u shpreh se i vjen keq vetëm për finalizimin, pasi skuadra e tij kishte shumë raste për të gjetur rrjetën, por nuk arriti ta bënte.

bandicam 2024-02-26 15-36-40-646

“Mendoj se duhet të komplimentoj djemtë, përpos dy-tre problematikave në krosimet e kundërshtarit. Duhet të finalizonim, vetëm për këtë më vjen keq. Te lëvizjet e topit, momentin final duhet të bënim më mirë.

Në momentin kur luan njëshi kundër dyshit dhe ku mund të mbanim rokadën lartë, ka pak shqetësim. Shpërdoruam shumë raste, gati me portën bosh. Por kjo është qershia mbi tortë. Mund të merrnim fitoren dhe vendin e parë në shtëpi. Por Bylisi është skuadër e fortë dhe me meritë në vendin e parë me dy pikë më shumë.

Kam besim që gabimet që kemi bërë në fazën e parë, nuk do t’i bëjmë më. Duhet të ecim me këtë ritëm. Vjen çdo gjë graduale dhe kur ndodh kjo kemi shanset tona. Unë jam i bindur se ku duam të dalim në fund, por të shohim çdo të ndodhë në javët në vijim.

Duke fituar ndeshje dhe duke e marrë javë pas jave. Nuk mund të them që tani që jemi kampionë të Kategorisë së Parë. Duhet të presim të gabojë kundërshtari dhe të vijmë këtu në Ballsh për të marrë fitoren. Ju e patë, Bylisi në fund po luante për barazim.

Realisht mund të kishim bërë më mirë te të dyja ndeshjet, por barazimi është rezultati i fushës. Ka raste ku duhet të kesh pak fat ose të jesh më i mirë në finalizim. Por dhe kundërshtari pati disa raste.

Do isha më i kënaqur të shënoja dy dhe të pësoja një.

Duhet të jemi me këtë pamje, me këtë interpretim, në çdo minutë, në çdo situatë, në çdo ndeshje. Mungesa e përqendrimit në shumë ndeshje na ka sjellë pësimin e disa golave”, tha Dede për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"