Me “trauma” pas humbjes, te Butrinti ka mungesa dhe dilema

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2022 | 13:08

Me “trauma” pas humbjes, te Butrinti ka mungesa dhe dilema

Humbja në Pogradec nuk është kapërdirë në Sarandë. Drejtuesit kanë dalë në konkluzionin se u mundën nga gjykimi. Ata reklamojnë si të paqenë penalltinë që iu dha vendësve dhe një tjetër të mohuar në favor të tyre.

butrinti

“Nuk e kuptojmë se përse duhet të ndodhin gjëra të tilla. Ne duam të luhet ndershëm, por ajo në Pogradec qe kulmi”, tha prerazi drejtori Albert Çakuli për “Panorama Sport”.

Nëse në klub kanë mbetur me hijet e këtyre vendimeve, trajneri Adriatik Faslliu ka punuar me skuadrën jo vetëm në planin tekniko-taktik, por edhe atë psikologjik. Duhet thënë që ajo humbje ka lënë pasoja. Butrinti do të presë Apoloninë me mungesa. Glauber dhe Gjonaj kanë plotësuar numrin e kartonëve, ndërsa në dyshim është Barka për arsye dëmtimi. Për kapitenin do të vendoset sot. Lajmi i vetëm i mirë është rikthimi i Nurjes.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"