Me objektiva të qarta në merkato, skuadra e Kategorisë së Parë pranë akordit me ish-mbrojtësin e Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2021 | 14:39

Me objektiva të qarta në merkato, skuadra e Kategorisë së Parë pranë akordit me ish-mbrojtësin e Dinamos

Butrinti po shkon drejt konsolidimit. Kanë bërë 11 afrime deri më tani, por jo të gjithë janë zyrtarizuar. Disa janë në proces prove dhe i tillë është rasti i Niko Paternit, mbrojtësit italian.

Paterni

Lojtari i linjës së djathtë është bashkuar me skuadrën sarandjote dhe duket se do të qëndrojë. Ai vjet luajti me Dinamon, ndërsa në verë u vëzhgua edhe nga Ilir Daja.

E megjithatë, destinacioni i tij duket sedo të jetë Saranda. Sarandjotët kanë afruar 2-3 lojtarë këtë periudhë në role të ndryshme: portë, mbrojtje, mesfushë e sulm.

Synimi është që të ndërtojnë një ekip kompakt, ndaj po mundohen që të shtojnë cilësinë dhe konkurrencën në organikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"