“Më mungon Partizani”, Albion Marku: Kemi ndryshuar shumë ndeshjet e fundit, kjo është Dinamo e vërtetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 19:26

“Më mungon Partizani”, Albion Marku: Kemi ndryshuar shumë ndeshjet e fundit, kjo është Dinamo e vërtetë

Albion Marku zhvilloi një tjetër paraqitje dinjitoze me Dinamon. Mbrojtësi ishte një nga më të dalluarit në fushë në përballjen ndaj Partizanit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “MCN”, 23-vjeçari nga Rrësheni, ndër të tjera u shpreh:  

bandicam 2023-11-27 19-22-15-215

“Kemi ndryshuar shumë këto ndeshjet e fundit, kemi 3 ndeshje që nuk kemi pësuar, Ky është ekipi i vërtetë i Dinamos, do ta ngrejmë sa më shumë të jetë e mundur. Partizani më mungon njëçik. 

Unë me Hadrojin njihem prej vitesh, kemi luajtur bashkë edhe te Shkëndija e Tiranës, te Partizani bashkë edhe në Kombëtare, është mik i imi, i buzëqesha tek dueli që patëm.  

Dinamo i ka të gjitha mundësitë për tu futur në 4 më të mirat. Mosha dhe eksperienca janë ndërthurur mirë, duhet të mbajmë ritmin, kampionati është i gjatë, duhet të vazhdojmë me këtë rritëm”, u shpreh Marku.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"