“Më ka ngrirë p*nisi”- Garoi në temperatura -15 gradë celcius, sportisiti përballet me situatën e pazakontë: Dreq, dhemb kaq shumë! Është e tmerrshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2023 | 16:50

“Më ka ngrirë p*nisi”- Garoi në temperatura -15 gradë celcius, sportisiti përballet me situatën e pazakontë: Dreq, dhemb kaq shumë! Është e tmerrshme

Skiatori suedez, Calle Halfvarsson, ka përjetuar diçka të pazakontë një pasojë të pazakontë, gjatë garës në temperatura të akullta në Finlandë në fundjavë.
Halfvarsson

Pasi mori pjesë në garën 20 kilometra të Kupës së Botës në Rukë, Halfvarsson tha se i duhej të shkonte në një vend të ngrohtë pasi i kishte ngrirë penis.

Sipas Reuters, temperaturat shkuan deri në -15 gradë Celsius në fillim të garës. “Më ka ngrirë penisi. Me të vërtetë”, tha sportisti për gazetën suedeze Expressen.

Duke shtuar: “Dreq, më duhej të shtrihesha atje [çadra e sportistëve] për 10 minuta për ta ngrohur. Dhemb kaq shumë. Është e tmerrshme.”

Halfvarsson i cili ka pësuar të njëjtin lëndim më parë, bëri batuta teksa u shpreh: “Është me fat që do të bëhem baba për herë të dytë sepse do të jetë e vështirë në të ardhmen nëse do të vazhdoj kështu.”

Norvegjezi Jan Thomas Jenssen kryesoi podiumin në garën e së dielës, përpara Michel Novák të Republikës Çeke në vendin e dytë dhe shokut të skuadrës Harald Østberg Amundsen në të tretin. Halfvarsson ishte suedezi i parë që kaloi linjën në vendin e 18-të.

I pyetur nga Expressen nëse mund ta përshkruante ndjesinë, Halfvarsson tha: “Jo. Ata që dinë, e dinë. Por një këshillë nga unë. Qëndroni larg saj, sepse është gjëja më e keqe që mund të përjetoni.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"