Më i mirë se Krujf, Pushkash, Garrinça apo Romario. Kapiteni i Ekuadorit u bë hero duke barazuar një rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2022 | 23:32

Më i mirë se Krujf, Pushkash, Garrinça apo Romario. Kapiteni i Ekuadorit u bë hero duke barazuar një rekord

Krujf, Ziko, Romario, Pushkash apo edhe Raul janë vetëm disa nga lojtarët të cilët nga sot e tutje janë në listë pas Ener Valencias sa i përket Kupës së Botës. Sulmuesi i Ekuadorit shënoi golin e barazimit 1-1 ndaj Holandës e kështu çoi në tre bilancin e tij në këtë edicion dhe në 6 në total në Kupën e Botës në karrierë.

valencia

Të gjithë emrat e tjerë të sipërpërmendur nuk e kanë arritur këtë shifër në karrierën e tyre edhe pse kanë luajtur më shumë ndeshje se Valencia i cili ka zbritur në fushë në vetëm 5 të tilla në karrierën e tij.

Por përveç faktit se kaloi këto legjenda botërore, Valencia sot iu bashkua një rekordi historik. Ai i shtohet emrave të Oleg Salenko, Paolo Rosi dhe Euzebio si të vetmit të cilët kanë arritur të shënojnë 6 gola radhazi të përfaqësueseve të tyre në Kupën e Botës. Askush nuk ka bërë më shumë se 6, ndaj Valencia mund të bëhet legjendë nëse e arrin këtë shifër duke realizuara i pari ndaj Senegalit në mesjavën e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"