“Më i çliruar me Balajn në skuadër”, Josa flet pas fitores në Kupë: I kisha rënë në qafë Çobës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2023 | 15:32

“Më i çliruar me Balajn në skuadër”, Josa flet pas fitores në Kupë: I kisha rënë në qafë Çobës

Trajneri I Vllaznisë, Mirel; Josa, ka folur pas suksesit 2-0 të shkodranëve ndaj Bylisit në Kupën e Shqipërisë, duke e cilësuar si një rezultat që tregonte vijimësinë e lojës që kishin shfaqur kuqeblutë. Ai foli edhe për merkaton e klubit dhe situatën që po përjetohej.

bandicam 2023-01-17 15-21-47-951

“Për mendimin tim ishte një ndeshje e vështirë, duke pasur parasysh skuadrën e Bylisit që ka zhvilluar ndeshje shumë të mira që nga fillimi i kampionatit. Normalisht ne e kemi parasysh që kemi edhe ndeshjen me Laçin në Shkodër dhe mendoj se ndeshja sot, edhe zëvendësimet që bëmë, ishte për të freskuar pak skuadrën. Mendoj se ekipi në përgjithësi u përgjigj mirë sa i përket veprimeve që bëmë në fushë,

Lojtarët ndjekin taktikisht çfarë themi, kemi formuar një lloj fizionomie loje. Normale që disa lojtarë kishin ngarkesë të madhe me Partizanin e sot nuk i aktivizuam. Sa u përket toneve që mbaj me skuadrën, janë tone që duhet t’i mbajë çdo trajner se diferencat në kampionatin tonë janë shumë të vogla. Kjo është arsyeja pse mbaj këtë ton me skuadrën dhe besoj se edhe lojtarët janë dakord me atë që unë i shpreh.

Unë i kam ngrënë pak hakun Çobës për vërejtjet që i bëra se ai kishte dhënë edhe asistin te goli i parë. E kompensova pak sot dhe për këtë arsye e aktivizova për të luajtur.

Presion me Balajn në ekip? Përkundrazi, unë tani jam çliruar. Asnjë lloj presioni, thjesht mënyra se si është pritur Bekimi në skuadër ishte shumë pozitive për grupin dhe stafin. Asnjë lloj presioni, përkundrazi, kur të vijnë lojtarë që kontribuojnë në skuadër, duhet të jemi shumë më të qetë. Presioni nesër shkon, pasnesër vjen prapë. Kështu e ka futbolli. Nuk duhet t’i mendojmë të gjitha ndeshjet të fituara.

Të them të drejtën kemi bërë diskutime me lojtarë. E kam thënë se problemi nuk është se klubi nuk afron lojtarë, por nuk janë dakord me çmimet. Ky është problemi i lojtarëve. Klubi këto mundësi ka, nëse nuk do të marrim, do të mbetemi me këto lojtarë që kemi”, tha Josa për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"