Me grup të plotë ndeshjen e sotme, Burreli me mision në Lushnje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2022 | 10:36

Me grup të plotë ndeshjen e sotme, Burreli me mision në Lushnje

Burreli udhëton me ide të qarta në Lushnjë, që të mos dalë pa pikë. Pasi u thyen nga Dinamo në “Selman Stërmasi”, duket se kanë nxjerrë mësime.

Burreli-Beselidhja

Grupi këtë herë është më i plotë dhe kjo i ka dhënë stafit teknik mundësinë që të përzgjedh më të mirët. Janë rikthyer të pezulluarit, por janë rikuperuar edhe të dëmtuarit.

Matjanët duan që të rikuperojnë pikët e lëna në dy ndeshjet e luajtura në këtë kampionat dhe shansin e kanë pikërisht të dielën. Edhe pse përballë verdhejeshilëve nuk do të jetë e lehtë, të dorëzuar nuk janë.

Në kamp nuk e shohin dot veten në vendin e parafundit, ndaj i kanë dhënë “forca” vetes për ta kaluar me sukses këtë transfertë.

BRR (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"