“Më erdhi keq që nuk isha titullar në derbi”, Kaçorri shpjegon pse duhet të luajë nga minuta e parë te Dinamo: Si trup i madh që jam…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2023 | 20:34

“Më erdhi keq që nuk isha titullar në derbi”, Kaçorri shpjegon pse duhet të luajë nga minuta e parë te Dinamo: Si trup i madh që jam…

Luis Kaçorri ishte një nga protagonistët e fitores së Dinamos sot ndaj Skënderbeut, teksa shënoi golin e parë të ndeshjes në suksesin 2-1. Vetë sulmuesi shprehu kënaqësinë për këtë gol dhe shpreson se do të luajë më rregullisht nga minuta e parë, duke treguar arsyen pse.

kacorri

“Për golin jam shumë i kënaqur se i dhashë tre pikët ekipit. Pastaj vlerësimet e trajnerit për gjendjen fizike janë të drejta. Nëse ai e mendon ashtu, ka të drejtë se e sheh nga jashtë.

Unë mendoj që një ndryshim është bërë përderisa po e tregojnë edhe rezultatet. Trajneri që u largua na dha diçka por nuk arritëm ta shprehim ndoshta në fushë. Por me Mehmetin kemi fituar grintë dhe ai njeh kampionatin e kjo na ndihmon.

Objektivi është të bëj gol çdo ndeshje, por trepikëshi është gjëja më e rëndësishme për ne, sidomos në këtë moment.

Unë jam i gatshëm të luaj si titullar, si në pjesën e dytë. Unë maksimumin e jap si titullar, se e përballoj më mirë ndeshjen, futem më shumë në ritëm. Si trup i madh, kur futem në pjesën e dytë e kam pak të vështirë.

Në stol në derbi? Me erdhi shumë keq se me Tiranën ka shumë emocion dhe është derbi, por i dhashë atë që munda ekipit kur hyra”, tha Kaçorri për “MCN” pas përfundimit të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"