Mbrojtja e Milanit “fut ujë”, ja pse Pioli sheh kreun me… dylbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 17:25

Mbrojtja e Milanit “fut ujë”, ja pse Pioli sheh kreun me… dylbi

Në barazimin e fundit kundër Atalantës mund të lexoni një përmbledhje të të gjithë sezonit të kuqezinjve: gjashtë muaj të përmbledhur në 90 minuta. Iluzioni fillestar dhe më pas pendesa.

Pioli-27012024-MilanLive

Tri minuta i mjaftuan Leaos për të shënuar golin kryevepër të epërsisë. Ai në tri ndeshjet e para të vitit Milani kishte qenë dominues, mes Empolit, Romës dhe Udinezes, 9 pikë, 9 gola të shënuar dhe tri të pësuar. Barazimi i Atalantës para pushimit të ndeshjes ftohu entuziazmin e mbetur pas dy humbjeve radhazi (Monza dhe Ren). Edhe gjatë sezonit alarmi ra herët: pas ëndrrave të kampionatit në fund të verës, humbja 5-1 në derbin e parë të vitit solli qartësi në hierarkitë e qytetit.

Kundër Atalantës, Milani u përpoq të ecë përparonte përsëri, por pa sukses. Leao u dallua, por pa gjetur një shpërthim fitues në kampionat, ashtu si në Evropë, teksa Pioli tentoi të riniste ambiciet e skuadrës, të cilës, megjithatë, i mungon vazhdimësia dhe bindjet te lojtarët. Rrugëtimi për titull nuk lejon gabime ndërsa Milani është ndalur disa herë, konkretisht në shtëpi kundër Udinezes, në Leçe, Bergamo, Salerno, Monza. Interi mundi të mbante ritmin dhe avancoi. Pas 26 ndeshjes “Djalli” nuk ka qenë kurrë kaq larg nga zikaltrit që nga viti 2007- 08, kur diferenca ishte 18 pikë. Megjithatë, këtë herë, Inzagi është fajtor për shpejtësinë: Pioli vrapon me të njëjtin ritëm si në sezonin e titulli teksa sivjet ka 5 pikë më shumë se vitin e kaluar.

ÇUKU E OKAFOR – Në ndeshjen kundër Atalantës, Milani pa të pasqyruar edhe situatën e sulmit: Leao mund të arrijë shpejtësi të madhe, teksa Pioli nuk arrin të marrë të njëjtën shtytje nga Çukvueze dhe Okafor. Nigeriani ishte një yll në Spanjë (13 gola në sezonin e fundit), por ekipi nuk ishte në gjendje ta shfrytëzonte sa duhej. E njëjta gjë për zviceranin, i cili hyri në lojë dy minuta para fundit të ndeshjes me Milanin që kërkonte golin. Noah nuk ofron disa lloje garancish. Në Salvburg 22-23 shënoi 10 herë, duke përfshirë tre në Champions. Pioli ka qenë në gjendje të formojë shumë lojtarë të rinj kuqezi (nga Kalulu te Tonali, nga Teo te vetë Leao), por Okafor ka ende një formë të pacaktuar. Problemet fizike kanë ndikuar në performancën e tij, por nuk është domosdoshmërish një alibi. Në total, Milani numëroi 35 dëmtime, nga të cilat 24 ishin muskulore: përgjegjësi që rëndon mbi supet e stafit.

MUR I RRËNUAR — Soliditeti dikur ishte gjithashtu një markë kuqezi. Këtë herë Milani i Piolit është i brishtë, tetë gola të pësuar në tri ndeshjet e fundit. Diferenca me Interin është evidente, 32 gola të pësuar nga kuqezinjtë në kampionat, njëzet më shumë sesa rivalët e qytetit. Për të gjetur një mbrojtje më të mirë, ju duhet të zbresim poshtë në renditje në pozicionet mesatare-të ulëta pasi më keq se “Djalli” bëjnë nga vendi i trembëdhjetë më poshtë. Dhe për të paketuar valixhet drejt “Olimpico”-s, ku Milani do të luajë nesër kundër Lacios, do të duhet vëmendje shtesë. Në fakt, larg “San Siro”-s, për shkak të golave të pësuar, Milani është në zonën e rënies, pas vetëm Sasuolos, Kaljarit dhe Frozinones. Duke përfshirë kupat, kuqezinjtë kanë pësuar 24 gola në njëmbëdhjetë transfertat e fundit.

GARA NË EUROPË – Duke folur për mbrojtjen, Pioli duhet të mbrojë zonën e Ligës së Kampionëve, e cila sot duket ende e rrethuar mirë. Barazimi me Atalantën lejoi që Bolonja të qëndronte në -5 dhe Gasperini të mbahej në -7 pikë. Është në Europë që Milani duhet të ndjekë, pasi ka dalë jashtë rrugës në grupet e Ligës së Kampionëve (falë sulmit të dytë më të keq në fazën e grupeve). Leao me shokë synojnë finalen e Ligës së Europës dhe të vendosen përpara Liverpulit dhe Leverkusenit. Një mënyrë e mirë për të ngushëlluar shpirtrat dhe arkat, një vit më parë, mbërritja në gjysmëfinale të Champions-it solli 66 milionë e gjysmë më shumë. Një ëndërr që e kishte mbajtur gjallë Milanin deri në maj. Megjithatë, ky dimër duket se është i ftohtë për ekipin kuqezi. Vetëm Liga e Europës mund ta ngrohë sërish.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"