Mbrojtësi italian operohet, Spaleti humbet një talent për Kampionatin Evropian
Mbrojtësi i Totenhamit dhe Italisë, Destini Udogie, pritet të humbasë Kampionatin Europian të kësaj vere pas një operacioni për një dëmtim të muskujve.
Mbrojtësi i majtë 21-vjeçar italian ka qenë një pikë e fortë e skuadrës londineze këtë sezon, duke shënuar dy herë dhe duke dhënë tre asiste në 28 ndeshje të Premier Ligë. Ai fitoi luajti ndeshjen e tij të parë me kombëtaren axurre në tetor dhe ishte përsëri pjesë e skuadrës në mars.
Udogie postoi një foto të tij dhe nënës së tij në spital të shtunën në mbrëmje, pasi i është nënshtruar një operacioni për një dëmtim të paidentifikuar. Talenti italian konfirmoi se sezoni i tij kishte përfunduar si rezultat i problemit.
Udogie pësoi një dëmtim në stërvitje me Tottenham këtë javë, gjë që e detyroi atë t’i nënshtrohej operacionit. Ai pritet të kthehet në skuadrën e Spërs për përgatitjet e tyre para fazës përgatitore për sezonin e ardhshëm dhe do të mungojë në Euro 2024 me Italinë.
🚨⚪️ Tottenham fullback Destiny Udogie will miss the rest of the season due to injury.
Udogie has announced it with an official statement. pic.twitter.com/sYf7hU1P90
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 20, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](http://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)