Mbrojtësi i Vorës: Flamurtari me cilësi, por fitojmë ne. Ky hap na shërben për fazën “play off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 10:50

Mbrojtësi i Vorës: Flamurtari me cilësi, por fitojmë ne. Ky hap na shërben për fazën “play off”

Vora do të presë sot në stadiumin e saj skuadrën e Flamurtarit. Grupi do të jetë i plotë madje është rikthyer edhe kapiteni Xhuljo Tabaku, i cili vuajti dënimin nga Disiplina, që e la 4 javë jashtë fushës.

428695300_382547837867165_1385952516274271961_n

Trajneri Endri Zjarri, tashmë ka një ide më të qartë për sa i përket formacionit titullar, me të cilin do të nisë këtë sfidë. Vora do të kërkojë trepikëshin ndaj Flamurtarit, për të mbajtur sa më larg Apoloninë, që sipas renditjes mund të ndeshet në fazën “play-off”, por duke qenë sipër saj përfiton faktorin fushë. Në ndeshjen e sotme që do të nisë në orën 15:00, vendësit do të dalin në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm. Mbrojtësi Usni Ismaili ka qenë i dëmtuar, por do të jetë gati për këtë takim, ku pritet ta nisë nga minuta e parë në krahun e djathtë.

Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, Ismaili shprehet: “Flamurtari është një ndër skuadrat më të mira të kampionatit. Ka shumë elementë cilësorë në përbërje dhe kam besimin se përballja jonë me ta do të jetë një ndeshje mjaft e luftuar. Jam optimist se këtë radhë skuadra do të rikthehet te fitorja edhe për faktin për të fituar një pozicion të favorshëm në renditje, që të na shërbejë për fazën “play-off”, përfundoi mbrojtësi i Vorës.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"