Mbrojtësi i Maliqit i jep “shkelm” krizës: Me Turbinën për tre pikët, ja çfarë na ka penalizuar këto ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 11:32

Mbrojtësi i Maliqit i jep “shkelm” krizës: Me Turbinën për tre pikët, ja çfarë na ka penalizuar këto ndeshje

Maliqi kërkon që t’i japë shkelim krizës përballë Turbinës. Renato Këndezi beson se sot merr fund stresi. Teksa përballet me të shkuarën, mbrojtësi 22-vjeçar për “Panorama Sport” thotë:

Renato Kendezi Maliqi

“Kjo ndeshje më jep emocione, pasi kam luajtur një vit me Turbinën. Kam respekt maksimal, por nesër (sot) fiton Maliqi. Në këto 11 javë kemi dhënë shumë në fushë, por mungojnë pikët, ama edhe kjo është ajo që na zhgënjen.

Duke parë që kemi pësuar shumë gola në minutat e fundit, mendoj se si mungesa e eksperiencës ashtu edhe fati na kanë penalizuar. Gjithsesi, nuk dorëzohemi.

Me Turbinën do t’i japim fund ngërçit të rezultateve negative, për të mos u ndalur më”.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"