Mbrojtësi i Juventusit, Bremer kërkon falje për golin: Nuk ndodh më!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 21:37

Mbrojtësi i Juventusit, Bremer kërkon falje për golin: Nuk ndodh më!

Gleison Bremer është i zhgënjyer pas barazimit me Interin, teksa 24 orë më pas, pasi ka riparë aksionin e golit të pësuar, i kërkon falje tifozëve të Juventusit:

lautaro.bremer.juve.inter.2023.2024.1400x840

“Një gol si ai kishim mundësi ta shmangnim 3 herë dhe unë jam një prej përgjegjësve. Pas topit të nisur në mesfushë ku mund të ndërhynte Rugani, unë i lashë shumë hapësirë Turamit për të pasuar lehtësisht dhe më vjen keq për këtë.

Gjithsesi, garantoj se gola si këta nuk do të ndodhin më, sepse ka disa momente në lojë që duhen përdorur mënyra të forta dhe ai aksion i golit të Interit ishte një prej tyre. Kështu që kërkoj falje”, tha mbrojtësi i Juves.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"