Mbrëmje magjike për Laçin dhe Xhixhën, dy futbollistët shqiptarë “fluturojnë” në grupet e Europa League 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2023 | 21:14

Mbrëmje magjike për Laçin dhe Xhixhën, dy futbollistët shqiptarë “fluturojnë” në grupet e Europa League 

Karabaku i Redon Xhixhës dhe Sparta e Pragës ku aktivizohet mesfushori Qazim Laçi, arrën të festonin mbrëmjen e sotme duke siguruar kualifikimin në grupet e Europa League. 

Xhixha goli

Kampionët e Azerbajxhanit, ia dolën ndaj Olimpia Ljubjanës, teksa triumfuan në ndeshjen e parë me rezultatin 0-2, teksa në duelin e kthimit të mbrëmjes së sotme barazuan me rezultatin 1-1. Redon Xhixha u aktivizua titullar teksa qëndroi në fushë 66 minuta. Golin për skuadrën e Karabak e realizoi Bajramov në minutën e 24-t. 

qazim-laciiif-750x430

Ndërkohë mbrëmje magjike për Spartën e Pragës të Qazim Laçit, që pas disfatës 3-1 në ndeshjen e parë ndaj Dinamos së Zagrebit, arriti të përmbyste gjithçka, duke fituar me rezultatin 4-1. Titullar në këtë përballje u aktivizua edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, që qëndroi në fushë 69 minuta. Të dy futbollistët shqiptarë do i shikojmë në fazën e grupeve të Ligës së Europës këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"