Mbështetën Grizmanin, Zhiru dhe Teo kundër Mbapesë si kapiten i Francës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 23:49

Mbështetën Grizmanin, Zhiru dhe Teo kundër Mbapesë si kapiten i Francës

Kilië Mbape u bë javën e shkuar kapiteni i ri i Francës nga trajneri Didie Deshamp. mbapeNjë zgjedhje që prodhoi jo pak polemika edhe brenda skuadrës, me Antuan Grizmanin që e pretendonte ai shiritin e lënë bosh nga tërheqja e portierit Hygo Loris. Por tani që qejfmbetjet e sulmuesit të Atletikos së Madridit janë sheshuar disi, pas bisedës kokë më kokë me sulmuesin e PSG-së.

“Është normale që të ndihet kështu. Ashtu do të isha ndier edhe unë”, ishin fjalët e Mbapesë pas diskutimit me shokun e skuadrës.

Gazeta “Le Parisien” zbulon edhe përçarjen në dhomën e zhveshjes së “gjelave”. Sipas gazetës, në skuadrën e Deshampit janë krijuar dy klane për zgjedhjen e kapitenit. Mbape kishte në veçanti mbështetjen e Markus Turamit dhe Eduard Kamavingës. Ndërsa klani “Grizman” mbështetej nga dy francezët e Milanit, Zhiru dhe Hernandez. Bashkë me ta, edhe Benzhamë Pavard.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"