Mbape te Reali, vjen reagimi nga kampi i sulmuesit francez: Asnjë lloj ndikimi nuk mund të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2024 | 14:30

Mbape te Reali, vjen reagimi nga kampi i sulmuesit francez: Asnjë lloj ndikimi nuk mund të…

Kilië Mbape u përfol për një kalim të bujshëm te Reali i Madridit orët e fundit, me gazetarin e “Foot Mercato”, Santi Aouna, i cili theksoi se francezi ka firmosur për “galaktikët”.

MBAPE

Gjithsesi ka ardhur menjëherë reagimi nga kampi i 25-vjeçarit, që thekson se Mbape nuk ka firmosur me asnjë klub dhe se vazhdon të jetë futbollist i PSG-së.

“Nuk ka asnjë marrëveshje mbi të ardhmen e Kilië Mbape dhe nuk ka ndodhur asnjë diskutim. Gjithashtu asnjë lloj ndikimi nuk mund të diktojë kohën e diskutimeve, reflektimeve dhe vendimeve përfundimtare të Kilië”, thuhej në komunikatën e kampit të Mbapes, duke e lënë sërish pezull të ardhmen e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"