Mbape te Reali, kampioni i Botës me Francën: Do të ishte problem, na kanë lodhur me këtë histori…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 13:30

Mbape te Reali, kampioni i Botës me Francën: Do të ishte problem, na kanë lodhur me këtë histori…

Kampioni i Botës me Francën, Emanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku u ndal tek Kilian Mbape.

Emmanuel Petit spricht bei Artetas Arsenal von einem Wunder!

“Nëse Mbape do të shkonte tek Real Madridi, mund të kthehej në një problem. Jo vetëm për sa i përket çështjes së pagave në dhomat e zhveshjes, por edhe për sa i përket lidershipit. Belingam ka qenë i pabesueshëm, ashtu si dhe Vinicius. Dhe nëse Mbape shkon te Reali do të luajë si sulmues, siç ka bërë së fundmi te PSG. Por të gjithë e dimë që ky nuk është pozicioni më i mirë. Ka shumë pikëpyetje dhe asnjë përgjigje“.

Ai gjithashtu foli edhe për zhurmën mediatike që Mbape ka krijuar.

“Në Francë jemi lodhur të gjithë, pasi çdo 6 muaj është e njëjta histori. Do iki? Do qëndrojë? Hëngri mirë mëngjes? Iku në tualet? Jemi vërtet të lodhur… Kuptoj që edhe lojtarët janë të përfshirë në këtë situatë, pasi e gjithë vëmendja është te Mbape. Nuk flitet për PSG-në, flitet gjithmonë për Mbape. Për shumë lojtarë mund të jetë një problem menaxhimi i kësaj situate“.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"