Mbape mbetet qendra e polemikave në Francë, bëhet i padëshiruar në Paris. Luis Enrike: Herët a vonë do duhet të luajmë pa të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2024 | 18:35

Mbape mbetet qendra e polemikave në Francë, bëhet i padëshiruar në Paris. Luis Enrike: Herët a vonë do duhet të luajmë pa të

PSG do të përballet ditën e nesërme me Real Sociedad, ndeshje e vlefshme për raundin e 1/16 të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, duket se “situata Mbape”, e ka lënë komplet në hije ndeshjen e së martës dhe gazetat raportojnë vetëm për një krisje midis sulmuesit francez dhe klubit kryeqytetas.

asdsdadsadsasadasdasdasd

Pikërisht fitorja kundër spanjollëve në sfidën e parë do të ishte takimi i fundit që sulmuesi luante me minutazh të plotë. Pas takimit dolën zërat e transferimit të tij për në Madrid sezonin e ardhshëm dhe trajneri i ekipit parisien, Luis Enrike nuk ka lejuar më që lojtari të jetë pika kyçe e ekipit duke e lënë në pankinë ose zëvendësuar në gjysmën e takimit gjatë të gjitha ndeshjeve që kampionët e Francës kanë zhvilluar që nga ajo ditë.

“Herët apo vonë do të duhet të mësohemi të luajmë pa të, po mundohem të gjej mënyrën më të mirë për ta bërë. Sezonin e ardhshëm do jemi edhe më mirë se tani”,- tha Enrike në një prononcim për mediat në lidhje me minutazhin e Mbape.

Enrike duhet të marrë masat mirë për ndeshjen që do të zhvillohet në Spanjë kundër Sociedad sepse ekipi i tij ka vuajtur shumë gjatë sezoneve të kaluara në këtë fazë të kompeticionit dhe një lojtar si Mbape, do të ishte një ndihme e madhe për të gjatë këtij takimi por edhe të sezonit në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"