Mbape: E ardhmja në Itali? Vetëm te Milani, kam qenë tifoz që i vogël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2024 | 21:24

Mbape: E ardhmja në Itali? Vetëm te Milani, kam qenë tifoz që i vogël

Kilian Mbape nuk e ka fshehur kurrë se ka qenë një tifoz i Milanit kur ka qenë i vogël, Dhe këtë e ka përsëritur sot edhe para kamerave të “Sky” teksa merrte pjesë në “European Globe Soccer Awards”.

mbape

Ai ka bërë të ditur se nuk mund të thuash kurrë me siguri se çfarë e pret në të ardhmen, por pëlqimi i tij për skuadrat në Itali ishte dukshëm për kuqezinjtë.

“Unë në Itali? Nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë. Kur isha fëmija, isha një tifoz i Milanit dhe e kam thënë gjithmonë që nëse një ditë do të shkoja në Itali, do të ishte për të luajtur te Milani.

Nuk e di se çfarë mund të ndodhë, por unë shihja gjithmonë të gjitha ndeshjet e Milanit, jam një tifoz i madh që kur jam fëmijë. E shihja Serinë A dhe është me të vërtetë një kampionat  i bukur i cili përmirësohet vit pas viti dhe do të ketë shumë skuadra në Ligën e Kampioneve”, tha Mbape.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"