Mauricio Poçetino: Nëse luajmë kështu, nuk e meritojmë Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 20:16

Mauricio Poçetino: Nëse luajmë kështu, nuk e meritojmë Europën

Menaxheri i Çelsit, Mauricio Poçetino, duke folur për “TNT Sports” tha se nëse skuadra luan kështu, atëherë nuk e meriton të shkojë në Europë.

pocetino

“Mendoj se e nisëm lojën jo aq mirë. Ne pësuam golin dhe më pas ishte e vështirë për ne të rikuperoheshim nga ky gol. Ne nuk mund t’i afroheshim ndeshjes siç e nisëm në pjesën e parë dhe nuk konkurruam ashtu siç duhej të konkurronim dhe më pas kur ata shënuan golin e tretë, ishte e lehtë për Arsenalin të kontrollonte lojën. Unë mendoj se ju duhet të jeni klinik. Ashtu si kundër Mançester Sitit tri ditë më parë, ne nuk ishim dhe më pas ndodhi e njëjta gjë.

Performancë e vështirë sepse nuk është bukur të shohësh ekipin tënd duke luajtur kështu. Tri ditë pasi luajtëm një lojë fantastike kundër Sitit, sot jemi të zhgënjyer me paraqitjen. Nëse luajmë kështu, nuk e meritojmë të shkojmë në Europë”, tha trajneri argjentinas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"