Matri: Nëse Interi largon Inzagin, kë do të marrë? Zikaltërit të përcaktojnë qartë synimet e tyre…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 21:31

Matri: Nëse Interi largon Inzagin, kë do të marrë? Zikaltërit të përcaktojnë qartë synimet e tyre…

Alesandro Matri ka analizuar për “DAZN” situatën e Simone Inzagit dhe të ardhmen e tij në pankinën e Interit, me ish-sulmuesin e Juventusit që është fokusuar te gjithë sezoni i 46-vjeçarit dhe jo vetëm te ndeshja e mbrëmshme.

alessandro-matri

“Sigurisht që për Inzagin peshon padyshim fakti që nuk ka fituar titullin një sezon më parë kur ishte favorit. Ta largojnë Inzagin? Ka fituar tre trofe, është në çerekfinalet e Champions League dhe në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Kë do të sjellin në vend të tij? E vërtetë që peshojnë kampionatet, të cilat nuk janë fituar, që janë gjithmonë objektivi i Interit, por mendoj se pyetja e vërtetë është projekti i së ardhmes dhe jo trajneri. Tek Interi duhet të përcaktojnë qartë synimet e tyre dhe mënyrën si duan t’i arrijnë”, tha italiani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"