Mateus: Nagelsman merr Sanenë, jashtë Gorecka dhe Gnabri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 17:03

Mateus: Nagelsman merr Sanenë, jashtë Gorecka dhe Gnabri

Kombëtarja e Gjermanisë befasoi tifozët dhe kritikët më të mëdhenj të “pancerave” pas suksesit me Francën dhe Holandën. Julian Nagelsman ka marrë vlerësime të mëdha mbi bazë të emrave në fushë dhe taktikave të aplikuara.

Mateus

Lotar Mateus është i sigurt se “timonieri” i Gjermanisë e ka gati listë prej 23 lojtarësh që do të ftojë në Kampionatin Europian, ndonëse lë një dritare shprese vetëm për Sanenë: “Grupi është i kompletuar pas vetëm 2 ndeshjesh miqësore. Edhe pse ka në lojë disa miqësore të tjera, duelet me rivalët e fundit dëshmuan qartë se ata nuk kanë nevojë për afrime të reja.

Nuk besoj se Gnabri dhe Gorecka do të kenë një shans për të marrë pjesë në ‘Euro 2024’. Ndryshon mendimi në lidhje me Sanenë. Edhe deklarata e trajnerit la të nënkuptohet se anësori i Bajernit do të ketë kohën e nevojshme të integrohet në kontingjent”, tha Mateus.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"