Mateus: Anglia favorite, por nuk ka një portier dhe e tregoi edhe mbrëmë ndaj Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 14:53

Mateus: Anglia favorite, por nuk ka një portier dhe e tregoi edhe mbrëmë ndaj Gjermanisë

Lotar Mateus beson se Anglia është një nga kombëtaret favorite për të triumfuar në Botërorin e Katarit, pavarësisht formës së dobët të treguar muajt e fundit. Legjenda e futbollit gjerman nënvizoi gjithashtu se “Tre Luanët” dhe kampionët e botës, Franca, mund të kenë shumë mirë tri skuadra të para me lojtarët që kanë në dispozicion:

Mateus

“Në Botërorin rus u renditën në vend të katërt. Në Europian arritën në finale dhe po i afrohen shumë trofeut të parë pas 1966-ës”.

Por rekordmeni i prezencave me përfaqësuesen gjermane (150 ndeshje) sheh një problem në skuadrën e Sauthgejtit:

“Mendoj se porta është problemi i tyre. Nuk kanë një portier si Gjermania. Ky mund të jetë një problem i madh.

Në Kupën e Botës të nevojitet çdo lojtar. Mungesën e një portieri e tregoi edhe ndeshja me Gjermaninë. Ndërsa ne nuk ishim kompaktë mjaftueshëm dhe u lejuam shumë hapësira”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"