Formacioni i mundshëm/ “Matematicieni” Tuhel: I kam skanuar deri në detaje anglezët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 14:08

Formacioni i mundshëm/ “Matematicieni” Tuhel: I kam skanuar deri në detaje anglezët

Bajern Mynih do të përpiqet të mbajë gjallë mbrëmjen e sotme shpresën për të mbyllur ciklin 2023-2024 me trofe, aty ku Liga e Kampionëve ka mbetur i vetmi kompeticion ku mund të marrin një të tillë. Tomas Tuhel kërkon ta mbyllë me lavdi aventurë të bavarezët në pankinë, por që fillimisht duhet të eliminojë Arsenalin e Mikel Artetës. Barazimi i transfertës në Londër është më shumë në dobi të gjermanëve, marrë në konsideratë faktorin “fushë”.

tuhel

Tekniku 50-vjeçar ka zbuluar edhe strategjinë ku “topçinjtë” do të përpiqen të rrezikojnë portën e Manuel Nojerit. Kundërshtari – “E kam vëzhguar me kujdes takimin e fundit të Arsenalit. Bakaio Saka dhe Martin Odegard janë dy nga lojtarët kryesorë. Ata përpiqen gjithmonë ta marrin korsinë në të djathtë dhe më pas hyjnë drejt qendrës. Kështu që plani është i qartë në kokën time. I kemi bërë llogaritë se si do t’i neutralizojmë aksionet e tyre. Të mos të harrojmë se ata nuk janë të varur vetëm prej dy lojtarëve në fjalë. Arteta parapëlqen ta ketë në kontroll topit dhe të shtyjë me forcat të shumta. Për ne kjo është ndeshja kur duhet të guxojmë më tepër, krahas takimit pararendës në Champions”.

GRUPI – “Mungesa e Dejvis është problem, por ai nuk është i parikuperueshëm. Kam biseduar me Mazrauin, që më ka dhënë sinjale pozitive se është gati të shtrëngojë dhëmbët dhe të jetë prezentë në korsinë e majtë. Manuel Nojer ka ecur me ritëm të kënaqshëm. Të njëjtën gjë mund të them edhe për talentin Pavloviç. Por situata duket me pak shqetësuese në radhët e Sanesë. Ende nuk e kam të qartë minutazhin që ai do të ketë në dispozicion të luajë. Seanca e fundit para ndeshjes do zgjidhë edhe dyshimet e fundit të mbetura. Siç dihet Gnabri dhe Koman e kanë të pamundur prezencën në fushë. Ju urojëshërim të shpejtë. Është e vërtetë se ata kanë mjaftueshëm përvojë në duele të rëndësishme, por nuk mund ta ndryshojmë dot rrjedhën. Koha është e pamjaftueshme për ta në këtë pikë”, vijoi Tuhel.

TIFOZËT – “Do na nevojitet të kemi të njëjtën energji dhe pasion që dhuruam para një jave në Londër. Grupi u zgjua pas rezultateve të turbullta në Bundesligë dhe pasqyroi paraqitje të nivelit botëror, çka nënkupton se jemi të fortë mendërisht për të përmbysur edhe momentet negative. Prezenca përpara tifozëve tanë mund të jetë përcaktuese. Të gjithë e dimë se sa të zjarrtë janë mbështetësit e Bajernit dhe ‘Allianz Arena’ është një makth për rivalët. Besoj se eksperienca e madhe e lojtarëve të caktuar si Nojer, Myler, Gorecka e Kimish në Champions përballë talenteve londineze është detaj që do të ketë peshën e vetë”, përfundoi Tomas Tuhel. Trajneri në fjalë i njeh “topçinjtë” edhe prej faktit se ka punuar në Angli, periudhë kur drejtonte Çelsin, ndonëse së fundmi Arteta ka ndryshuar thuajse një pjesë të mirë të emrave në përbërje.

bajern

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"