Marrin fund pritjet, Skënderbeu ndërpret me marrëveshje kontratën me mesfushorin Afrim Taku

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Mars 16, 2018 | 22:40

Marrin fund pritjet, Skënderbeu ndërpret me marrëveshje kontratën me mesfushorin Afrim Taku

Afrim Taku, mesfushori i kryeqytetas, ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me skuadrën e Skënderbeut dhe nuk do ti bashkohet korçarëve, për pjesën e mbetur të kampionatit. “Panorama Sport” mëson se mesfushori e ka lënë të hapur, mundësinë e një tjetër bashkëpunimi në kupat e Europës, në qoftë se gjerat ecin në rrugën e duhur për skuadrën bardhekuq.

taku1-470x313

Taku shënoi 5 gola me fanellën e Skënderbeu ndërsa u largua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në periudhën e pushimeve të dimrit. Mesfushori pritej të kthehej në 10 shkurt, por kjo gjë nuk ndodhi.

28-vjeçari ishte ndër lojtarët e preferuar të trajnerit Ilir Daja, i cili e afroi tek skuadra korçare, pas paraqitjeve të mira me fanellën e Tiranës.





www.minuta90.com