MARATONA/ “Vlora Vrapon”, eventi i radhës në qytetin bregdetar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2023 | 13:00

MARATONA/ “Vlora Vrapon”, eventi i radhës në qytetin bregdetar

“Vlora Vrapon”, maratona e kthyer tashmë në traditë, si një organizim i Klubit Shumësportësh Flamurtari, bëri bashkë të dielën në qytetin bregdetar 400 garues nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të Europës, si Italia, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Rusia, Kosova, mes tyre edhe kampionë Europe në atletikë si Luiza Gega, veteranë, të rinj, etj.

FGFB

Një aktivitet që u organizua për të tretin vit. Sportistët përshkuan një distancë prej 10 km (vajtje-ardhje) nga sheshi i “Flamurit” deri në “Ujë të Ftohtë”. Në fund të maratonës u shpërndanë edhe medalje si dhe stimuj financiarë për garuesit. Për femra vendin e parë e zuri Luiza Gega, e dyta u rendit Redia Dauti dhe e treta Relaska Dauti. Një podium krejtësisht bardheblu me tre sportiste të Tiranës. Për meshkuj, i pari u klasifikua Elzan Bibiç nga Mali i Zi, i dyti Rinas Akhmadev nga Rusia dhe i treti Albion Ymeri nga Kosova.

LUIZA GEGA – Kampionia me rekord e Kampionatit Europian, Luiza Gega, u shpreh kështu për aktivitetin e mbajtur në Vlorë: “Jam shumë e lumtur dhe që kur mora ftesën nga Klevis Kaso, shpreha dëshirën që të vija. Më vjen shumë mirë që edhe në Shqipëri kanë filluar të organizohen të tilla aktivitete në të gjitha qytetet e zhvilluara të botës, sepse sporti është shëndet, mbi të gjitha, dhe kënaqësi. Në Shqipëri po shtohen dashamirësit e vrapit. Më vjen mirë që marrin pjesë, qoftë të rinj, por edhe mosha të mëdha, pasi sporti sjell shëndet dhe kënaqësi, është një lodhje e ëmbël. Vlora është edhe qytet i bukur për të shijuar një fundjavë ndryshe edhe me sport”, tha Gega.

KRYEBASHKIAKU – Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, që mbështeti financiarisht aktivitetin, tha se kjo maratonë është një mesazh i bukur për t’u kthyer në traditë. “Simbolika ka fituar tri vite më parë dhe sot (dje) arrijmë një kulm me këtë pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Është një mesazh i bukur për të krijuar një traditë që vit pas viti do të bëhet më e prekshme dhe me më shumë pjesëmarrje. Aktivitete të tilla i shërbejnë shëndetit dhe promovimit të tur-

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"