Maqedonia e Veriut/ Struga e Duros merr “arratinë”, zhgënjejnë Shkëndija dhe Shkupi. Ja rezultatet dhe renditja (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 21:18

Maqedonia e Veriut/ Struga e Duros merr “arratinë”, zhgënjejnë Shkëndija dhe Shkupi. Ja rezultatet dhe renditja (VIDEO)

U luajtën ditën e sotme 5 duelet e vlefshme për javën e 28-të në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut. Kampionët e Strugës që drejtohen nga Shpëtim Duro, arritën një fitore të artë në transfertë ndaj Makedonija GP me rezultatin 0-1, duke thelluar diferencën në krye ndaj Shkupit të vendit të dytë në 3 pikë. 

Struga festa

Skuadra e Shkupit ndërkohë nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Sileksit të vendit të pestë.  Rezultat zhgënjyes për Shknëdijën e Tetovës, që mban vendin e tretë në kampionat. Kuqezinjtë u mposhtën në transfertë nga Tikveshi i vendit të katërt me rezultatin 2-1, teksa tashmë e shikojnë vetën 6 pikë larg kryesuesve të Strugës.  

Në duelet e tjera, skuadra shqiptare e Voska Sport mposhti Vardarin në transfertë me rezultatin 0-1, ndërkohë që Gostivari barazoi 1-1 ndaj Brera Strumica.

REZULTATET:

rezultatet

RENDITJA:  

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"