Manellari i lumtur për golin, si dhe tregon objektivin e Laçit me shumë lojtarë të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2023 | 17:03

Manellari i lumtur për golin, si dhe tregon objektivin e Laçit me shumë lojtarë të rinj

Laçi ka shkëlqyer në debutimin e trajnerit Mirel Josa duke marrë një fitore me peshë, 3-0, në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës.

bandicam 2023-10-03 16-28-22-212

Një nga protagonistët e këtij suksesi për kurbinasit ishte edhe mesfushori Isi Manellari, që me golin e tij në limitet e ndeshjes vulosi shifrat 3-0 për Laçin. “Sigurisht që jam i lumtur për golin e shënuar, si dhe fitoren e ekipit. I lumtur që goli im i dha qetësi skuadrës në fundin e ndeshjes. I kemi mundësitë për t’u përballur me çdo ekip[ në Superiore, ndonëse kemi shumë lojtarë të rinj në përbërje. Qëllimi ynë është që të ecë skuadra dhe si lojtarë të rinj të evidentohemi duke arritur katërshen e parë, pasi kështu i krijojmë mundësi vetes dhe për t’u shitur jashtë vendit”, u shpreh Manellari për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"