Mançini drejt lamtumirës, ish-trajneri i Interit gati për rikthimin e bujshëm te stoli i Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 14:42

Mançini drejt lamtumirës, ish-trajneri i Interit gati për rikthimin e bujshëm te stoli i Italisë

Sinjali erdhi nga edicioni “online” i gazetës “Repubblica” pas ndeshjes së Italisë në Maltë: raportit mes Mançinit dhe federatës italiane i ka ardhur fundi. Marrëdhëniet e tensionuara, trajneri i pamotivuar dhe një divorc i afërt mes palëve. Ndoshta pas finaleve të Ligës së Kombeve në mes të qershorit.

mancini2

Joshja e PSG-së do ta kthente pa dyshim bilancin e së ardhmes së Manços drejt lamtumirës me skuadrën që shpalli kampione Europe në 2021-shin.

Dëshira për të luajtur më në fund në një Botëror, pasi dështuan të shkojnë në Katar 2022 me Maqedoninë e Veriut në “play off”, nuk do të ishte një shtysë aq e fortë për ta mbajtur atë në stolin blu deri në skadimin e natyrshëm të kontratës, në vitin 2026.

PSG-ja, shumë më tepër sesa sugjerimi për një rikthim në Premier Ligë me Totenhemin, do të ishte rasti i duhur për një lamtumirë të hershme nga stoli. Klubi parisien e konsideron Mançinin njeriun më të përshtatshëm për të marrë drejtimin e stolit, si nga ana njerëzore ashtu edhe taktike, një grup kampionësh shumë teknikë.

Papunësia e njëkohshme e Kontes, pas përfundimit të marrëdhënies me Totenhemin, mes dëshirës për t’u vendosur për pak kohë në Itali, nuk mund të rinisë vetëm hipotezën e një rikthimi të bujshëm në krye të kombëtares.

KONTE

Lotët pas humbjes në çerekfinale me Gjermaninë në “Euro 2016” ishin imazhi i fundit i Kontes me Italinë, i cili që në fillim ishte i prirur të sqaronte dëshirën e tij për t’u rikthyer në kombëtare, herët a vonë.

Kanë kaluar shtatë vite dhe ajo punë, të cilën ai e konsideroi të papërfunduar, mund të jetë sërish pjesë e jetës së trajnerit të Leçes.

Konte do të ishte i gatshëmtë hiqte dorë nga një pjesë e mirë e pagës së tij për Italinë dhe është një skenar shumë më i besueshëm sesa ai që po e vendosemrin e tij në listën e kandidatëvepër stolin të klubeve më prestigjioze të Serisë A.

Nëse Interi nuk do të hiqte dorë nga SimoneInzagi, Roma dhe Juventusi do tëvazhdojnë të mbajnë Murinjondhe Alegrin, është e vështirë tëmendohet edhe një kalim te Milani. Ndaj, për momentin, alternativa e vetme do të ishtepankina e kombëtares. Me kushtqë Mançini të vendosë vërtet tëlargohet përpara kohe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"