Mançester Junajtid kthehet 12 vite pas, “Djajtë e Kuq” janë skuadra e dytë angleze në historinë e kompeticioneve europiane që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2023 | 23:55

Mançester Junajtid kthehet 12 vite pas, “Djajtë e Kuq” janë skuadra e dytë angleze në historinë e kompeticioneve europiane që…

Dueli mes Mançester Junajtid dhe Sevijas, rezultoi një fund dramatik, teksa u mbyll me shifrat 2-2, falë autogolave të shkaktuar nga “Djajtë e Kuq”, në minutat 84 dhe 90+2.

9632421ab1970549dfacf3bc8c4b7c41o2

Kësisoj Junajtid është kthyer plot 12 vite pas, teksa hera e fundit, në një kompeticion të madh europian që “Djajtë e Kuq” ishin në epërsi të dy golave dhe nuk arritën të triumfonin ishte shtatori i vitit 2011, në përballjen kundër Bazelit që përfundoi me shifrat 3-3.

  Ndërkohë një fakt tjetër interesant është se Mançester Junajtid është skuadra e dytë angleze që shkakton dy autogola në një ndeshje të vetme në një kompeticion të madh Europian, pas Çelsit, në duelin kundër Ajaksit të Erik Ten Hag në nëntorin e vitit 2019.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"