Malota: Në “Final Four” nuk ishim favoritë për të fituar titullin kampion, trofetë i dedikohen Rafael Duamenës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2024 | 21:55

Malota: Në “Final Four” nuk ishim favoritë për të fituar titullin kampion, trofetë i dedikohen Rafael Duamenës

Kapiteni i Egnatias, Renato Malota ka ngritur dy trofe me Egnatian. Ai u shpreh tepër i lumtur dhe se fitoret ia dedikon vetëm Rafael Duamenës. 

bandicam 2024-05-26 21-44-39-831

“E thashë qqë nuk i trembemi Partizanit, por i dinim forcat tona, e kishim merituar gjatë gjithë vitit në ata kampionat që ne bëmë. Në dy fazat e para krijuam një shkëputje të madhe me ekipet e tjera dhe më pas filloi një rotacion por pastaj ua treguam të gjithëve kush është Egnatia. Në “Final Four” nuk ishim favoritë për të fituar titullin kampion, pasi si Vllaznia dhe Partizani në letër ishin favoritë por ne u treguam dhe vërtetuam të kundërtën, jemi krenarë për këtë arritjen tonë. Rafaeli ka qenë shumë për ne, jo vetëm një futbollist por edhe një djalë fantastik, këto dy trofetë që kemi marrë i dedikohen vetëm atij, Rafael Duamenës”, deklaroi ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"