Maldini: Krizë mendore, nga merkatoja do të kemi përfitime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 8:27

Maldini: Krizë mendore, nga merkatoja do të kemi përfitime

I fokusuar te merkatoja, por sigurisht pa ia ndarë sytë skuadrës. Paolo Maldini ka analizuar situatën e Milanit menjëherë pas humbjes me Lacion.

skysport_de-maldini-milan_4694422

MOMENTI – “Është një moment kritik. U eliminuam nga Kupa e Italisë, humbëm keq nga Interi në Superkupë dhe dështuam dy objektiva. Më pas erdhi kjo disfatë, duke pësuar 11 gola në 3 ndeshjet e fundit dhe është normale që momenti të jetë delikat. Jemi të dytët në renditje, kemi luftuar për titull e jemi në Champions. Me gjithë respektin për kritikat, ky ekip është ende brenda parametrave”.

RINGRITJA – “S’jemi Milani i viteve ’90 e nuk mund të blejmë kampionë të afirmuar. Kemi nevojë të ndjekim strategjinë dhe nuk do t’i bëjmë bisht planit tonë për të konkurruar pasi të kemi rregulluar financat”.

NISJA E KRIZËS – “Humbëm dy pikë ndaj Romës dhe nga aty lindi kriza jonë. Nuk është situatë e mirë, por faktet duhen pranuar. Jemi të njëjtit e vitit të kaluar e nuk duhet harruar çfarë kemi arritur më këtë grup”.

MUNGESAT – “Lojtarë si Kesi e Romanjoli u zëvendësuan. Afrikani kishte pretendime që nuk ia plotësonim dot, ndërsa Romanjoli nuk ishte titullar. Mendoj se kemi humbur distancat dhe sigurinë në fushë. Në 20 ditët e fundit presioni i rivalëve na ka krijuar telashe. Mendoj se ndikohemi nga presioni psikologjik”.

MERKATO – “Origi ka një kontratë 4-vjeçare, De Ketelare 5 dhe nuk mund t’i gjykojmë që në 5 muajt e parë. Të bashkohesh me një ekip që funksionon në mënyrë perfekte është shumë më e lehtë në një ekip që nuk funksionon dhe kjo nuk ishte e lehtë për De Ketelaren. Ka talent të madh, është çështje kohe. Masara ka thënë tashmë gjithçka për Zaniolon, por është e kotë ta fshehim realitetin: nuk do të devijojmë nga strategjia jonë. Shpresojmë të paktën që në shkurt të na bashkohet Menja”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"