Maldini godet Skaronin dhe Furlanin: Nuk inkurajonin lojtarët, largoheshin kur Milani humbiste dhe ishin të parët aty kur fitonte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 12:01

Maldini godet Skaronin dhe Furlanin: Nuk inkurajonin lojtarët, largoheshin kur Milani humbiste dhe ishin të parët aty kur fitonte

Ish-drejtori sportiv i Milanit, në një intervistë të gjatë për “La Republicca” ka folur pa doreza, duke sulmuar presidentin e klubit, Paolo Skaroni dhe administratorin e përgjithshëm, Xhorxho Furlani.

maldini

“Skaroni thotë se pa mua ka një grup pune më të bashkuar? Më shqetëson si thuhen gjërat. Milani meriton një President që kujdeset vetëm për interesat e tij dhe menaxherët që nuk e lënë ekipin të qetë. Ai kurrë nuk pyeti nëse lojtarët dhe ekipi kishin nevojë për inkurajim. E shihja shpesh të largohej kur kundërshtarët barazonin ose merrnin epërsinë, ndoshta vetëm për të mos u përballur, por me përpikmëri ishte në rreshtin e parë për Scudetto ose fitore. Unë kam një koncept të ndryshëm të ndarjes dhe grupeve. Të njëjtën gjë mund të them edhe për dy CEO, Gazidis dhe Furlani.

Stadiumi i ri? Arsyeja e konfliktit. Unë nuk mund të vendosja fytyrën time në një projekt me 55-60 mijë vende, pothuajse i gjithë korporativ. Po luftoja për një stadium më të madh dhe me disa nga vendet e njohura. Duke pasur parasysh mesataren prej mbi 70 mijë në San Siro, kisha të drejtë.

Ideja ime për një stadium? Me një San Siro të ri dhe me më shumë gjelbërim, një zonë në rrezik braktisjeje do të rivlerësohej. Milani është një forcë lëvizëse në Evropë. Ne duhet të kemi frikë nga degradimi, jo nga e ardhmja. Kampionët e mëdhenj e kanë bërë stadiumin ikonik. Por ka mbaruar. Milani ka parë gjithmonë nga e ardhmja”, shprehet ai ndër të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"