Majk Menja futet në historinë e Serisë A, francezi është portieri me më shumë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 23:07

Majk Menja futet në historinë e Serisë A, francezi është portieri me më shumë…

Milani triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Frozinones në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Serisë A italiane, ku protagonist absolut u bë portieri Majk Menja, i cili në minutën e 42-të i mohoi një gol të sigurt shqiptarit Çuni, teksa në minutën e 50-të asistoi për Pulisiç që shënoi golin e dytë. 

MAJK MENJA

Me asistin e dhënë sot ndaj Frozinones, Menja u bë portieri me më shumë asiste në Serinë A (3), që nga vitit 2004/2005, kur faqja e specializuar “OPTA ka filluar të mbledhë statistikat.  Menja ka dhënë të paktën një asist në secilin nga 3 sezonet e fundit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"