“Magjistari” Inzagi, role të ndryshuara dhe futboll total…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 12:16

“Magjistari” Inzagi, role të ndryshuara dhe futboll total…

Ekziston një moment nga ndeshja mes In terit dhe Atletikos së Madridit që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Inzagi

De Vraj, Pavar dhe Bastoni ndodhen në mesfushë dhe Barela me Calhanoglunë në qendër të mbrojtjes. Dikush do ta quajë çmenduri dhe gabime të futbollistëve të Interit, por në fakt është futbolli total që po aplikon trajneri Simone Inzagi. Nuk ka frikë nga mbivendosja e lojtarëve në role të ndryshme dhe kërkon të popullojë zonat që lihen bosh nga të tjerët. Nuk është rastësi që Pavar bën roveshata në zonën kundërshtare (si ndaj Juves), apo Bastoni jep asiste në vijën fundore. Praktikisht ata duhet të sigurohen vetëm të mos lënë hapësira mbrapa, por trajneri i Interit i ka shndërruar në mesfushorë dhe sulmues të fshehur. Fluiditet në lojë, kapacitet për të mbuluar shumë reparte dhe dëshirë për të parakaluar veten. Këto janë disa nga arsyet pse Interi po thyen rekorde.

MAGJISTARI- Që nga momenti kur mori drejtimin e skuadrës, Inzagi i dha një tjetër dimension Interit sidomos në aspektin europian. Nëse loja e bukur është subjektive, janë faktet dhe shifrat që nuk gënjejnë. Përpara se ai të merrte drejtimin e Interit, zikaltrit eliminoheshin gjithmonë në grupe. Tre sezone radhazi, 1 me Spaletin dhe 2 me Konten. Inzagi gjithmonë ka kaluar grupin. Një sezon u eliminua në fazën e 1/8-ave me Liverpulin, ndërsa një tjetër vit siguroi finalen. Gjithçka është pozitive edhe për këtë vit pasi fitoi raundin e parë ndaj Atletikos. Në total, Inzagi ka 28 ndeshje nën drejtimin e Interit në Champions duke marrë 15 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje (Real, Bajern 2herë, Liverpul dhe Siti).

Të gjitha skuadra të mëdha. Në mënyrë të çuditshme, 15 fitore në total grumbullojnë të gjithë trajnerët paraardhës tek Interi, Murinjo arriti 10 fitore në 21 ndeshje, Spaleti 2 në 6 ndeshje dhe Konte 3 në 12. Duket thjesht si një statistikë, por është një provë që Simone Inzagi i ka ndryshuar fytyrën europiane skuadrës së Interit. Jo më kot edhe këtë vit e konsiderojnë si një nga skuadrat që mund të shkojë deri në fund dhe pse jo të fitojë Champions-in, pavarësisht se skuadrat si Siti dhe Reali janë gjithmonë aty për ta ndalur.

56565

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"