Magani: Dinamo e meritoi fitoren, reagojmë në ndeshjet e tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2023 | 21:27

Magani: Dinamo e meritoi fitoren, reagojmë në ndeshjet e tjera

Trajneri i Besës, Gugash Magani, në një prononcim për gazetën, për ndeshjen me Dinamon, u shpreh se skuadra e tij i vuajti disi mungesat. Ai theksoi se kundërshtari e meritoi fitoren, ndërsa Besën e sheh në “play off”.

MAGANI

“Vinim në këtë ndeshje me disa probleme, me lojtarë që mungonin dhe që kishin pasur probleme fizike. U munduam të bënim një ndeshje të mirë. Nuk ishim aty ku duhet gjatë pjesës së parë, nuk ishim shumë të qartë në fushë.

Reaguam pas pësimit të golit dhe në pjesën e dytë, por nuk arritëm të shkonim te barazimi. Dinamo e meritoi plotësisht fitoren në këtë ndeshje. Besa në këtë sezon ka si objektiv zonën e “play off”-it dhe besoj se do të reagojmë në ndeshjet që kemi, duke u kthyer te fitorja”, u shpreh trajneri peqinas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"