Magani beson te Shkumbini: Gabuam me Tomorin, për autokritikë në Sarandë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2021 | 23:49

Magani beson te Shkumbini: Gabuam me Tomorin, për autokritikë në Sarandë

Në Peqin e kanë “arkivuar” humbjen 0-2 që pësuan me Tomorin. Djeg ende, megjithatë drejtuesit, stafi teknik dhe lojtarët duan që të mbledhin forcat sa jenë në kohë. Kur janë luajtur vetëm 6 javë kampionat, nuk kanë pse të dorëzohen.

Apolonia-Shkumbini

Pikët janë në lojë, ndaj edhe po mobilizohen për të gjetur kthesën e madhe. Këtë të shtunë udhëtojnë në Sarandë, atje ku i pret Butrinti vendës. Nuk do të jetë e lehtë si ndeshje dhe sidomos kur dihet që është një nga transfertat më të largëta, por trajneri po mundohet që të korrigjojë gabimet. Këtë e thotë edhe kapiteni Endrien Magani, në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”. Mbrojtësi e pranon se një humbje me shifra të tilla duhet të shmangej, por sipas tij, i tillë është futbolli, ndaj dhe duhet shikuar përpara.

“Na vjen keq të gjithëve për atë paraqitje që bëmë në fushën tonë, çka solli humbjen e thellë. Duhet ta pranojmë, nuk bëmë lojën e javëve të mëparshme dhe kundërshtari shfrytëzoi në maksimum gabimet tona. Ajo disfatë është harruar tashmë, por kemi nxjerrë mësimet e duhura dhe jemi duke punuar dhe menduar për transfertën me Butrintit. Sarandjotët meritojnë vlerësimin, por na del detyrë që të bëjmë autokritikë. Nuk do të dalim pa pikë nga fusha”, përfundoi peqinasi.

FATMIR AHMETI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"