Lushnjën e nderon Brunild Pepa, “lagunarët” sigurojnë mbijetesën në Kategorinë e Parë
Lushnja ia ka dalë që të sigurojë në ndeshjen play-out praninë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm. Ekipi i drejtuar nga Klevis Dalipi ka marrë një fitore minimale ndaj Valbonës, duke qëndruar përsëri në kategori e duke shmangur rënien.
Në një sfidë shumë të luftuar dhe të tensionuar në “Elbasan Arena’, ku nuk u shmang loja e ashpër nga të dy ekipet, diferencën e bëri goli i Brunild Pepës në fraksionin e parë të lojës. Futbollisti i “lagunarëve” gjeti devijimin e duhur në minutën e 20 duke mposhtur portierin e Valbonës dhe dukë i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Avantazh të cilin Lushnja e mbrojti mirë në vijimin e sfidës, duke u siguruar kështu që në vërshëllimën përfundimtare, të ishte ajo që do të siguronte praninë në Kategorinë e Parë edhe në edicionin e ardhshëm.
LUSHNJA-VALBONA 1-0
20′ Pepa
NGJARJET KRYESORE
20′ GOOOL LUSHNJA! Pas një krosimi nga e djathta, Pepa gjen kohën e duhur për të mposhtur me një gjuajtje me kokë portierin Braho.
FORMACIONET ZYRTARE:
LUSHNJA: Kaloshi, Levendi, Ruço, Samake, Magani, Kananaj, Basha, Andoni, Camko, Selita, Pepa
TRAJNER: Klevis Dalipi
VALBONA: Braho, Mashi, Rosaj, Balla, Gjonaj, Punavija, Mziu, Farruku, Sefgjinaj, Jaupaj, Çutra
TRAJNER. Gazmir Fuçija
GJYQTAR: KRIDENS META
PANORAMASPORT.AL
