Lushnja U-17 është e para, FSHF e bën lëmsh renditjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2014 | 12:22

Lushnja U-17 është e para, FSHF e bën lëmsh renditjen

Tomori apo Lushnja? Një çorbë e vërtetë është bërë dje për skuadrën e paratërinjve që ka fituar të drejtën për të luajtur në Kategorinë Superiore U-17. Deri në javën e 20-të, gazeta “Panorama Sport” rendiste të parën për Grupin B të Kategorisë së Parë skuadrën e Lushnjës. Verdhejeshilët e kishin siguruar matematikisht ngjitjen në Superiore një javë para fundit. Humbja ndaj rivalit direkt, Tomorit, në javën përmbyllëse nuk e rrezikonte Lushnjën, pasi kishte siguruar 47 pikë, ndërsa beratasit 43. Mirëpo, një gabim në sistemin e FSHF-së për renditjet krijoji një amulli totale, pasi rezultonte që Tomori ishte në vendin e parë. Dje, institucioni i futbollit sqaroi zyrtarisht se nuk është një trepikësh për Lushnjën, për ndeshjen e fituar në tavolinë ndaj Bylisit më 2 mars. Në këto kushte, Lushnja e mbyll kampionatin e para, me një pikë para Tomorit. Të premten lushnjarët do të luajnë finalen e U-17 për Kategorinë e Parë me Shkëndijën B. të Tiranës në kompleksin e Kamzës.
Reagimi – “Jam shumë i indinjuar për atë që ka ndodhur. Kam disa ditë që bëj llogaritë matematikore dhe në uebsajtin zyrtar të FSHF-së Tomori del në vend të parë me 46 pikë. Pas kontakteve që kam pasur pranë federatës, ditën e shtunë më është konfirmuar që e kam mbyllur sezonin në vendin e parë. Ndërkohë, sot (dje) informohem që është një gabim në tabelën e klasifikimit te faqja zyrtare e federatës. Është bërë një kolaps i vërtetë, pasi nuk dimë se ku ta gjejmë të drejtën. Nuk mund të trajtohen ekipet me dy standarde, shpresoj që të merren masa”. Ky është reagimi për “Panorama Sport” i trajnerit të Tomorit U-17, Santiljano Dule.

KATEGORIA E PARË U-17 / GRUPI B

Renditja

F

B

H

G+G-

P

1.Lushnja

15

2

4

47-21

47

2.Tomori

14

4

3

47-22

46

3.Vlora

13

3

5

43-23

39

4.Butrinti

10

5

7

32-26

35

5.Shkumbini

7

4

9

25-33

25

6.Luftëtari

6

3

12

28-35

21

7.Albpetroli

5

4

11

16-25

19

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"