“Lushnja na vuri në vështirësi”, Dede: Elbasani me luhatje, por në fund reaguam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 12:10

“Lushnja na vuri në vështirësi”, Dede: Elbasani me luhatje, por në fund reaguam

Elbasani vazhdon të ketë luhatje dhe kjo e shqetëson Nevil Deden. Pas ndeshjes trajneri e pranon se me atë që ndodhi, skuadra mund të dilte edhe e turpëruar nga stadiumi. Dede

“Është fakt që kemi luhatje brenda një 90- minutëshi. Përpos emrave dhe cilësive të lojtarëve që kemi, ne duhet të kuptojmë që duhet të jemi gjithnjë të njëjtët. Jo njëherë të tregojmë fytyrë të bukur dhe më pas fytyrë jo të mirë. Është shumë e rëndësishme që mbi të gjitha të tregojmë cilësitë dhe kualitetet tona, por këto bien poshtë po nuk treguam psikologjinë e duhur. Na vuri në vështirësi Lushnja, por deri në 25 minutat e para ishte një ndeshje pa histori dhe fliste çdo gjë për ne, më pas sikur ‘u shtyp butoni’ dhe ishte një “black out” deri kur barazuan. Mbledhja? Ishte më shumë për t‘i thënë që i falënderoj për mënyrën e reagimit dhe kritikat për luhatjet brenda një ndeshjeje. Është kolektive kjo dhe jo individi, pasi nuk është ai vendimtar te kjo skuadër. Në të kundërt, nëse nuk reagojmë dot është e kotë të flasim për cilësi. Dua ta mbyll me falënderimin për lojtarët, pasi ikën me kokën lart që këtu, sepse mund të dilnin shumë të turpëruar përballë tifozëve tanë”, tha Dede, që zbuloi pak edhe për mbledhje 45-minutëshe që zhvilloi me të tijtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"