Lushnja-Korabi 0-0, flasin dy trajnerët/ Magani: Na mungoi vetëm goli. Kumbarçe: Pika nuk është keq në “Roza Haxhiu”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2023 | 20:04

Lushnja-Korabi 0-0, flasin dy trajnerët/ Magani: Na mungoi vetëm goli. Kumbarçe: Pika nuk është keq në “Roza Haxhiu”

Takimi Lushnja-Korabi, i vlefshëm për javën e 11-të të Kategorisë së Parë u mbyll në shifrat të barabarta 0-0. Për trajnerin e Korabit, Shpend Kumbarçe pika e marrë në stadiumin “Roza Haxhiu” nuk është keq, madje e shikon si pikë kthese për dibranët. Ndërsa trajneri i Lushnjës, Gugash Magani, për “Panorama sport” pas takimit pohoi se lushnjarëve u mungoi vetëm goli ndaj Korabit

lushnja korabi

MAGANI: MUNGOI VETËM GOLI

Gugash Magani mendon se u mungoi vetëm goli, por barazimin nuk e bën dramë. “Skuadrës i mungoi vetëm goli. Kemi qenë në lartësinë që pritej, pavarësisht se nuk shënuam. Ishte çështje fati. Në përgjithësi skuadra ka rritje. Rezultati është i pranueshëm sepse luajtëm përballë një skuadre që në

këto vite ka qenë gjithmonë në krye të tabelës së klasifikimit të Kategorisë së Parë. Do të punojmë shumë fort me ‘shënjestrën’. Duhet të ishim më të qetë”, tha trajneri i Lushnjës.

KUMBARÇE: PIKA NUK ËSHTË KEQ

Shpend Kumbarçe e pranon barazimin dhe sidomos pas dy humbjeve radhazi. Pas ndeshjes, trajnerit i Korabit tha: “U bë një lojë vërtet shumë e bukur dhe e luftuar. Të dyja ekipet kishin shanset e tyre për të fituar, por barazimi nuk më duket keq dhe sidomos pas humbjeve që kemi pësuar. Na ndihmon për të kaluar ngërçin që kishim. Skuadra dha shenja ‘jete’ dhe jam i kënaqur. Lushnja? Është ekip ku duket dorae trajnerit. Mund t’i hapë problem çdokujt në këtë fushë”.

ALBAN ALUSHI- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"