“Luiza ka detyrë të stërvitet dhe jo të flasë me Ministrinë”, Stërmasi në “Panorama TV”: Ulja e buxhetit është turp, kërkojmë fond dinjitoz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2023 | 17:50

“Luiza ka detyrë të stërvitet dhe jo të flasë me Ministrinë”, Stërmasi në “Panorama TV”: Ulja e buxhetit është turp, kërkojmë fond dinjitoz

Ulja e buxhetit në Federatën e Atletikës ka shkaktuar shumë pakënaqësi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Trajneri i atletikës, Taulant Stërmasi ka qenë i ftuar në emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Ai deklaroi se me uljen e buxhetit do të ketë më pak stërvitje dhe si pasojë do të ulet cilësia dhe nuk do të fitohet medalje.Collage Maker-16-Feb-2023-05.37-PM

“Kjo çështje është shqetësuese sidomos në rastin e Luizës pasi në momentin që ke rezultate të mira, buxheti duhet të jetë më i lartë. Në të gjithë historinë e atletikës ka qenë viti më i suksesshëm, pasi kemi 6 medalje të arta, 2 medalje të argjendta, kampione e Europës Luiza, kampione mesdhetare, vendi i 5-të në botë dhe në federata e tjera ka rritje ndërsa në atletikë ka ulje. 70% e buxhetit duhet të shkoj për sportin elitar dhe duhet të mendojmë si ta çojmë përpara këtë sport. Luiza ka detyrë të stërvitet dhe jo të flasë me Ministrinë, nuk është kjo detyra ime apo e Luizës. Me këtë vendim do të kemi një buxhet më të vogël për tu stërvitur, do bëjmë më pak aktivitete kombëtarë dhe ndërkombëtare. Financiarisht është turp që diskutojmë për këto gjëra. Duhet të reagojmë të gjithë ne të atletikës, pretendojmë për medalje të tjera, kam respekt dhe për federatat e tjera por nuk shoh që mund të sjellin medalje. Stërvitja e Luizës po ecën shumë mirë, do të jemi gati për garat e verës, kulmojmë me Kampionatin Botëror. Si mund të mos ndjehet keq sportisti kur e di që nuk ka mundësinë ti kërkojë Federatës mbështetje kur nuk ka fonde. Për sportistin është shumë i rëndësishëm investimi në stërvitje pasi nëse stërvitesh cilësisht dhe mirë rezultati do të vijë. Është më i rëndësishëm stërvitja se sa shpërblimi, sepse nëse nuk kam para të stërvitem si mund të marr shpërblimin? Duhet të ketë fonde të mjaftueshme për të përgatitur të rinjtë, po kërkojmë një buxhet dinjitoz”, deklaroi Stërmasi për “Panorama TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"