Postuar: Shtator 4, 2016 | 19:17
Luiza Gega provon të “rikuperohet” në… ajër
Atletja Luiza Gega ka nisur periudhën e rehabilitimit pas dëmtimit që pati pas Europianit dhe që nuk i dha mundësi të bëjë një paraqitje të mirë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Gega ka deklaruar se ka mbyllur garat për këtë vit dhe ka nisur fazën e rikuperimit.
Pas një sezoni të gjatë, ajo po shijon edhe disa ditë pushime, ndërkohë që ndodhet në jug të vendit. Në faqen e saj zyrtare “Instagram”, atletja ka postuar një foto duke u marrë me sporte ekstreme, ose më saktë fluturim me parashutë.
“Çfarë eksperiencë e bukur të fluturosh mbi këto mrekulli të vendit tënd”, ka qenë komenti i Gegës që po shijon këto momente relaksi të merituara pas një sezoni të mbushur me triumfe e rekorde.
