Luis Enrike i fiksuar, tri javë i “ngujuar” në qendrën stërvitore të PSG-së për të bërë ndryshimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 12:53

Luis Enrike i fiksuar, tri javë i “ngujuar” në qendrën stërvitore të PSG-së për të bërë ndryshimet

Barcelona-PSG është një nga sfidat e “zjarrta” që prodhuan goglat në çerekfinalet e Champions League, një sfidë e veçantë mbi të gjitha për Luis Enrikes që përballet me të kaluarën e tij të famshme. Enrique njihet në botën e futbollit një trajner i fiksuar pas punës së bën, shpesh duke kaluar edhe shumë limite, i fiksuar pas perfeksionin. Mediat spanjolle, kanë zbuluar detaje shumë interesante në lidhje me transferimin e tij te PSG në fillim të këtij sezoni.

luis enrike

Pasi pranoi ofertën e sheikut Al Khelaifi, Luis Enrike vendosi që së bashku me stafin e tij të ngujoheshin në qendrën stërvitore të PSG për të planifikuar sezonin e ri. Nuk bëhej thjeshtë për një ditë, dy apo tre, por Enrike qëndroi për 3 javë i ngujuar në qendrën stërvitore duke planifikuar çdo gjë deri në detajin më të vogël. Ndryshe nga trajnerët e tjerë, Enrique nuk preferoi të qëndrojë në Paris, por zgjodhi rrethinat, për të qenë më i qetë, larg zhurmave të kryeqytetit francez, të njëjtën gjë kishte bërë edhe gjatë kohës kur ishte pjesë e Barcelonës:

“Luis Enrike ndryshoi PSG”, shkruan Mundo Deportivo në faqen e parë duke shtuar se drejtuesit e klubit janë shumë të kënaqur me punën e bërë nga Luis Enrike, janë në garë me kohë të plotë për të gjithë trofetë, për më tepër që këtë periudhë i është dashur të administrojë një nga çështjet më të bujshme në Francë, të ardhmen e Kylian Mbappe.

Enrique po shkon në sinkron me idetë e drejtuesve të klubit duke ulur shpesh në stol kapitenin e PSG dhe përfaqësueses franceze, kjo nuk është pak Sipas të gjithë gjasave, sheiku Al Khelaifi pritet t’i besojë teknikun spanjoll edhe sezonin e ardhshëm, minimumi është respektimi i kontratës deri në 2025.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"