Luhet Shkumbini-Erzeni/ Nexha: I mposhtim shijakasit; Dikson i bindur: Nuk zhgënjejmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2021 | 13:28

Luhet Shkumbini-Erzeni/ Nexha: I mposhtim shijakasit; Dikson i bindur: Nuk zhgënjejmë

Shkumbini synon të marrë fitoren e dytë sezonale. Edhe pse përballë do kenë Erzenin, peqinasit nuk kanë në plan që të dorëzohen. Jurgen Nexha, që është pika e referimit për bardhekaltrit në repartin e mesfushës, shprehet se skuadra është mobilizuar maksimalisht për të marrë trepikëshin.

Shkumbini Erzeni

“Kemi pësuar shumë ndryshime nga vjet në krahasim me një sezon më parë, megjithatë në grupin tonë ka futbollistë që e njohin mjaft mirë kampionatin e Kategorisë së Parë. Jemi në formë dhe gati për ‘betejën’ e radhës. Erzenin e njohim mirë dhe e respektojmë për faktin që ka ditur të jetë një skuadër e fortë në Kategorinë e Parë. Megjithatë, synojmë që t’i mposhtim në fushën tonë. Me mbështetjen e sportdashësve ia dalim”, tha mesfushori për gazetën. FATMIR AHMETI

Erzeni ka arkivuar fitoren me Dinamon në Kupë dhe është përqendruar te java e tretë e Kategorisë së Parë. Luajnë në Peqin, atje ku i pret Shkumbini. Kjo transfertë është përgatitur me seriozitet dhe shijakasit janë gati që të vënë shpirtin në fushë. Në ekip nuk mungon besimi se ky takim do të flasë për Erzenin dhe kjo kuptohet edhe nga deklarata që jep Amos Dikson.

“Është një takim mjaft i vështirë, pasi do të luajmë në transfertë. Megjithatë, skuadra është stërvitur këto ditë me intensitet të lartë dhe disiplinë, për t’u përballur me dinjitet në këtë sfidë”, u shpreh fillimisht nigeriani për “Panorama Sport”. Mbrojtësi pret që tifozët t’i mbështesin në këtë 90- minutësh dhe premton se nuk do t’i zhgënjejnë. “Bazuar te mobilizimi i skuadrës, synimi ynë është vetëm fitorja. Ashtu si në Fier, pres mbështetjen e fuqishme të tifozëve. Shpresoj të mos mungojë në Peqin.. Besoj fort se nuk do t’i zhgënjejmë”, përfundon afrikani i shijakasve. FIQIRI SHEHU

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"